VIDEO - Aksident në Komoran, vdes një person

Në një aksident që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Komoran, ka mbetur i vdekur një person.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në ora 08:10, me ç’rast një veturë dyshohet se është ndeshur me një shtyllë elektrike.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike”, ka bërë të ditur Kelani.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike.

“Përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin”, ka shtuar ai.

.