Foto nga vendi i ngjarjes - 17.04.2019

Pamje, digjet një veturë në Mitrovicë

Një veturë është përfshirë nga zjarri në Mitrovicë.

Sipas një qytetari që ka dërguar video në redaksinë e KALLXO.com, në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e përfshirjes në zjarr të veturës.

KALLXO.com është duke pritur përgjigje nga Policia e rajonit të Mitrovicës lidhur më këtë rast.