Zbulimi i drogës në një makinë | Foto: Policia e Kosovës

Pajisje për Përpunim Droge Zbulohen në një Makinë

Policia pasi ka ndaluar një makinë në Gjilan ka zbuluar në të një mulli për bluarje të marijuanës, një peshore digjitale dhe 4 gramë marijuanë të shpërndarë nëpër veturë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më pas gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur edhe 612 gramë marijuanë.

Vetura, droga dhe pajisjet për përpunimin e saj janë konfiskuar, ndërsa policia nuk raporton për të arrestuar.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për aksione të policisë kundër drogës.

http://kallxo.com/policia-zbulon-droge-ne-4-canta-te-zeza/

http://kallxo.com/fundi-rrjetit-te-droges-shqiperi-kosove-serbi/