Ilustrim

Oficeri i Policisë dyshohet për vrasjen e sotme në Suharekë

Lidhur me vrasjen që ka ndodhur sot paradite në rrugën e Reshtanit, në Suharekë, është arrestuar një person.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Admir Shala.

“Për rastin e vrasjes në kazino është arrestuar i dyshuari Sh.S. Është lëshuar vendimi për ndalim prej 48 orëve nga ana e prokurorit. Është bastisur shtëpia e tij, jemi në grumbullim të informacioneve”, tha kryeprokurori i Prizrenit.

Burime të KALLXO.com thonë se i dyshuari i arrestuar për vrasjen e të riut nga Mushtishti është polic me gradën e rreshterit.

J.A. është vrarë sot paradite në ambientet e një kazinoje ku punonte.

Incidenti ka ndodhur në rrugën e Reshtanit, në Suharekë.

https://kallxo.com/prokuroria-i-riu-ne-suhareke-u-vra-ne-vendin-e-punes/

Vendi ku ndodhi vrasja sot në Suharekë – Foto: KALLXO.com