VIDEO - Babai i viktimës i përlotur pas dënimit të ish-rreshterit policor

Halil Aliaj e ka pritur i përlotur shpalljen e aktgjykimit në rastin e vrsjes së djalit të tij, Jetmirit në gjykatën e Prizrenit.

Aliaj bashkë me disa familjarë të tij kishte ardhur në sallë të gjykatës për ta ndjekur shpalljen e aktgjykimit në të cilin Spahiu u dënua me burg të përjetshëm.

Vet Shefki Spahiu nuk ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa halil Aliaj, pas largimit të trupit gjykues nga salla, shihet duke iu afruar prokurorit të rastit Mehdi Sefa, për ta falënderuar për punën e tij gjatë hetimit dhe gjatë procesit gjyqësor.

Shefki Spahiu u dënua me burgim të përjetshëm nga një panel gjykatësish në gjykatën e Prizrenit.

 

Spahiu, që deri ditën kritike mbante gradën e rreshterit në Policinë e Kosovës, u gjykua për veprën penale vrasje e rëndë.

Sipas aktakuzës, pasi që Shefki Spahiu qëndroi në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Kurse për veprën penale manipulim me prova qysh në fillim të gjykimit i akuzuari Spahiu kishte pranuar fajësinë.

Në një seancë të gjatë më datën 30 korrik i akuzuari Shefki Spahiu për herë të parë është deklaruar për ngjarjen e ndodhur më shumë se 1 vit më parë.

Babai i të vrarit nga polici në kazino: A ma ke vra djalin a jo, kaq po du me dit!

I njëjti duke folur për momentin kritik kishte thënë se i ndjeri Jetmir Aliaj e kishte shërbyer me kafe, por sipas tij pas fjalosjes me të ndjerin: “Kam humbur kontrollin dhe vetëdijen, isha i nervozuar dhe ndodhi vrasja, ajo që e pamë në video”, kishte deklaruar i akuzuari Shefki Spahiu.

Mes lotësh e shumë emocion, kishte dëshmuar edhe Halil Aliaj, babai i të ndjerit.

“Jemi sëmurë nga dhimbja e madhe që kemi”, kishte treguar ai duke arsyetuar lotët që s’po i ndaleshin.

Vrasja në kazinon e Suharekës: Babai qanë në gjykimin për policin