Njëri nga udhëkryqet në Prishtinë- Foto: KALLXO.com
Mungesë e Rrymës, Kaos në Komunikacion
02.3.2017 - 12:35
Semaforët në udhëkryqin afër Mensës së Studentëve, në Prishtinë, nuk po funksionojnë për shkak të mungesës së rrymës.
Si rezultat, në këtë udhëkryq është shkaktuar një kaos i madh.
Nuk dihet nëse rryma në semaforë është ndalur në kuadër të ndonjë reduktimi nga KEDS-i apo për shkak të ndonjë defekti.
KALLXO.com sjell fotografi nga rrëmuja e shkaktuar në këtë udhëkryq, ku shoferët e veturave dhe autobusëve përpiqeshin të depërtonin dhe të iknin sa më parë nga aty.