Miratohet Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të 90-ta

Nga 11 pika të cilat kanë arritur deri tani të shqyrtohen në Kuvendin e Kosovës vetëm një pikë ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për të kaluar.

Deputetët kanë votuar unanimisht me 71 vota për pikën e 11 të rendit të ditës, Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Kryetari i Komisionit për Arsim Ismaj Kurteshi tha se komisioni ia rekomandon Kuvendit që të miratojë amandamentet dhe projektligjin në tërësi.

“Komisioni që e ka përkrah me unanimitet këtë projektligj dhe që ka punuar gjatë është konsultuar me Ministrinë e Financave me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe me disa faktor relevant ndërkombëtar dhe ka ardhur në përfundim se duhet të votohet për shkak se punëtorët e arsimit kanë dhënë kontribut të madh në këtë periudhë”, tha Kurteshi.

Ndërsa amandamentet e propozuara kanë kaluar me 68 vota për dhe 2 abstenime.