Aksioni ne veri - 28.05.2019

Këshilltari i Pacollit: UNMIK-u është bërë përkrahësi kryesor i krimit në veri të Kosovës

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka akuzuar zyrën e UNMIK-ut në veri të vendit se bashkëpunon me strukturat kriminale në atë pjesë të vendit.

“Misioni i UNMIK-ut është bërë përkrahësi kryesor i krimit të organizuar në veri të Kosovës. Është zyra e saj në veri që bashkëpunon me kriminelët dhe grupet që synojnë të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe të pengojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Zyberaj përmes një postimi në “Facebook”.

“Ngjarjet e javës së kaluar dhe mënyra sesi UNMIK-u e trajton këtë rast e tregon këtë në mënyrën më të mirë”, ka shkruar tutje këshilltari i kryediplomatit kosovar.

Ai ka paralajmëruar se institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un për arsye, sipas tij, ky mision është bërë pengesë e sundimit të ligjit në veri të Kosovës.

“Institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me UNMIK-un, pasi ky mision po krijon pengesa për sundimin e ligjit dhe rendit”, deklaroi ai.

Ndryshe, një punonjës i UNMIK-ut ditë më parë është arrestuar në veri të Kosovës gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

https://kallxo.com/pamje-ekskluzive-nga-arrestimi-i-pjesetarit-rus-te-unmik-ut/

.