Interesim i madh për t’u bërë pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës

Shumë të rinj u panë sot duke pritur në radhë para kazermës “Adem Jashari’ në Prishtinë.

Ata po prisnin për të aplikuar në konkursin që ka hapur Ministria e Mbrojtjes për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

Sipas nënkolonelit, Enver Hoti, deri më sot kanë aplikuar mbi 2 mijë e 500 të rinj e të reja.

“Deri më tani janë pranuar rreth 2 mijë e 600 aplikacione. Po presim për kohën që ka mbetë të aplikojnë edhe rreth 2 mijë aplikantë. Deri më tani kanë aplikuar rreth 220 femra. Shihet se numri që janë duke aplikuar në FSK është duke u rritur”, tha Hoti për KALLXO.com.

Oficeri i FSK-së thotë se në konkurs kanë konkurruar edhe shumë vajza që dëshirojnë të bëhen ushtare të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës interesim kanë shprehur edhe dy motra nga komuna e Prishtinës.

Nënkoloneli Hoti thotë se të gjithë të pranuarit do të kenë fillimisht një kontratë prej 12 viteve me mundësi vazhdimi.

Ndërsa, të gjithë të interesuarit mund t’i dorëzojnë aplikimet në të gjitha kazermat e FSK-së, në tërë vendin.

Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen ushtarë të ardhshëm të Kosovës kanë kohë të aplikojnë deri nesër në ora 15:00.

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkursin më 11 shkurt për rekrutimin e ushtarëve.

https://kallxo.com/fsk-kerkon-ushtare-aktive/?fbclid=IwAR3EdKdce3Vpp9c7pu4v1sgL9I72-Wmb7GgVVHYD0BijMjhqLXHWlP4bigc

www.kallxo.com