Incident në Lipjan, kërcënohet kryesuesja e vendvotimit

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit 13/01X në vendvotimin me numër 03/R në Lipjan.

KALLXO.com merr vesh se kryesuesja e vendëvotimit është kërcënuar nga një qytetar i cili nuk ka pranuar t’i skenohen gishtërinjtë.

Ai i është drejtuar kryesueses me fjalët “lem sepse nuk jeton më” ndërsa e ka përplasur edhe fletoren me të dhënat personale të votuesve.

Policia e Kosovës është duke u marrë me trajtimin e këtij rasti.

Pas pak KALLXO.com do sjellë video materiale nga kjo ngjarje.