Ilustrim

I riu arrestohet për veprime seksuale me nxënësen e klasës VII

Një 25 vjeçar është arrestuar për akuzën e kryerjes së veprimeve seksuale ndaj një të miture në Tiranë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të enjten në Kodër Kamëz.

Vajza me të cilën 25 vjeçari akuzohet se ka kryer veprime seksuale është e klasës së shtatë, mosha 13 vjeç.

Policia tregohet e rezervuar lidhur me ngjarjen ndërsa mësohet se po kryhen hetimet nëse vajza është rrëmbyer me dhunë apo jo.

Arrestimi i I. Xh u bë të premten e 10 majit ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë para arrestimit (10 maj)./oranews