Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj pas vizitës së Vuçiqit në veri: Kosova shtet mikpritës

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkruar se Kosova është një shtet mikpritës dhe se ka parime për të cilat Kosova duhet t’i nderoj, respektoj dhe t’i mbrojë.

Haradinaj shkroi në profilin e tij në “Facebook” se do të përpiqet që parimet e Kosovës t’i mbrojë, duke theksuar se populli kosovar sakrifikoi shumë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Haradinajt:

Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë.

Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë.