Haradinaj i përgjigjet Ramës: Rrnoj me tregue

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me diskutimet e zhvilluara në Berlin gjatë mbajtjes së Samitit të 29 prillit.

Haradinaj kishte deklaruar për media se Edi Rama, Hashim Thaçi, kancelarja Merkel e presidenti Macron i kishin kërkuar dhe bërë presion për të pezulluar apo hequr taksën.

Kjo e kishte shtyrë Edi Ramën që të reagoj mbrëmë ashpër ndaj Haradinajt, të cilin e ka akuzuar edhe për gënjeshtër.

Sipas Ramës, nuk është si rregull që udhëheqësit të komentojnë në publik bisedat mes tyre sidomos pa rënë dakord paraprakisht për të, e aq më shumë t’i shtrembërojnë, duke gënjyer për të dalë “burra të mirë“ para popullit të tyre, ndërsa e kishte përjashtuar mundësinë se i ka bërë presion për heqjen e taksës.

Në konferencën e sotme për media, Haradinaj ju përgjigj shkurtë Ramës, duke cituar At Zef Pllumbin.

“Për mua, shqiptarët, edhe të majtë edhe të djathtë, janë vëllezërit dhe motrat e mija. Ua kam borxh të vërtetën. Atë çka ka thanë At Zef Pllumbi, “Rrno me tregue”, do të ua tregoj të vërteten. I pëlqej apo jo dikujt. Do ta bëjë edhe në të ardhmen”, tha Haradinaj në konferencën e sotme.

“Ato çfarë kam thanë në intervistë, është intervistë e kujdesshme. Unë kam ruajtur shumë gjëra, por ato çfarë kam thënë, qëndrojnë”, tha Haradinaj.

Edi Rama thotë se Haradinaj po gënjen rreth presionit për taksën

.