Ura e Fshenjtë | Foto: KALLXO.com

Gjendet Trupi i Kërcyesit Sali Gërqina

Është gjetur sot në ujërat e Drinit të Bardhë trupi i pajetë i kërcyesit Sali Gërqina.

Lajmin e gjetjes së trupit të Gërqinës e konfirmoi për KALLXO.com Lirie Podrimja, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës.

“Është gjetur trupi i pajetë në orën 15 e 10”, tha Podrimja.

Gërqina kërceu në ujërat e lumit më 27 qershor, ndërsa pasi nuk doli më prej tij konsiderohej i zhdukur.

http://kallxo.com/zhduket-personi-qe-kerceu-ne-lume-afer-ures-se-fshejte/

Të nesërmen Fatmir Bejra, një mik i Gërqinës tregoi për KALLXO.com për momentet e mosdaljes së tashmë të ndjerit nga uji dhe për kërkimin e tij.

http://kallxo.com/flet-miku-i-kercyesit-te-zhdukur-tek-ura-e-fshejte/