FOTO: Për shkak të shiut anulohet minimaratona në Prishtinë

Minimaratona 5-kilometërshe “Vrapo edhe ti”, që ishte planifikuar të mbahet sot nga ora 12:00, në  Prishtinë, është anuluar për shkak të reshjeve të shiut në kryeqytet.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, organizatorët kanë bërë të ditur se minimaratona do të organizohet një ditë tjetër.

“Për shkak motit me shi MiniMaratona 5km shtyhet. Ditëve në vijim ju njoftojmë për datën e caktuar”, thuhet në njoftim.

Ky është edicioni i pestë i kësaj minimaratone, ndërsa të hyrat që fitohen nga shitja e biletave, dedikohen për fëmijët me autizëm në Kosovë.