
Zyrtarë të institucioneve në Romë kanë braktisur zyret pas tërmetit epiqendra e të cilit ishte 90 km më larg - Foto: Tweeter
Dridhje Toke në Italinë Qendrore
18.1.2017 - 13:25
Italia qendrore është goditur sot paradite nga disa tërmete.
Sipas BBC-së, tërmeti më i fuqishëm ishte 5.4 ballë të Rihterit dhe është regjistruar në zonën që u shkatërrua nga tërmetet në gusht të vitit të kaluar, kur vdiqën afro 300 njerëz.
Epiqendra e tërmetit kryesor ishte 7 kilometra larg Amatrices, qytetit të shkatërruar vitin e kaluar.
Ky tërmet është ndjerë edhe në kryeqytetin e vendit, Romë, që është 90 km larg zonës.
CNN raporton se në Romë shumë njerëz janë evakuuar nga metroja, shkollat e objektet e institucioneve.
Nuk raportohet për dëme ose për ndonjë të lënduar.
Zona që është goditur sot nga tërmetet është përfshirë edhe nga një mot i ftohtë e me reshje të mëdha bore, për çka nuk janë hapur as shkollat.