Ilustrim

Deçan, arrestohen tre persona pasi kapen me drogë

Policia ka arrestuar tre burra pasi që janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e narkotikëve e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë në veturë.

Sipas raportit të PK-së, të dyshuarit ishin ndaluar për vozitje të rrezikshme në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan rreth orës 16:00.

Pesha e substancës narkotike nuk është raportuar.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.