Foto: 21Media

Boban Iliq Dënohet me 6 Vjet Burg për Rastin 'Almiri'

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë u shqiptuan dënimet për rastin “Almiri”.

I akuzuari Boban Iliq u dënua me 6 vjet burgim për vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion, raporton Tv21.tv

Ndërsa për veprën “dhunë” babai i Almirit është dënuar me 6 muaj burg, kurse Abdulla Aliu dhe Sami Demiri gjithashtu u dënuan me nga 9 muaj burg.

Iliq akuzohej në fillim për vrasjen e Almir Aliut, por më pas gjykata e rikualifikoi këtë vepër në vepër të rëndë kundër sigurisë dhe njerëzve në komunikacion./21Media