Arrestohet i kërkuari për trafikim me drogë

A.D, 33 vjeçar nga fshati Katund Sukth në Durrës është arrestuar nga polici pasi ishte në kërkim për trafikim me narkotik.

Policia ka njoftuar se Departamenti për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit, në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar të dyshuarin A.D, 3 vjeçar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, me 1 korrik të vitit 2017, i ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg, për trafikim më lëndë narkotike, kryer në bashkëpunim.

Policia e Shtetit ka njoftuar se materialet hetimore janë dërguar në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.