Foto: Ilustrim

Arrestohet burri pasi rrahu gruan në Duhël

Një burrë është arrestuar pasi që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij në fshatin Duhël të Suharekës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30.

“Viktima nuk e kishte raportuar rastin, pasi që i dyshuari e kishte kanosur”, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.