Arrestimi i të Kërkuarve nga Gjykata

Në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni policor në rajonin e Pejës.

Në këtë aksion policia ka marrë urdhër nga gjykata për arrestimin e personave të cilët kanë emrat në listat e gjykatës.

Në videot e shfaqura gjatë aksionit mund të shihni se si policia kryen kontrollet rutinore.

Gjatë aksionit policia ka ndalur një veturë për të kryer një kontroll e ku më pas arrestoi një person i cili gjendej në fletëlëshimin e gjykatës.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor të Pejës për të vazhduar më pas me procedurat tjera.