Asambleja e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Anulohet vendimi që favorizonte bizneset e mëdha për kiosqet

Plotësim: 11:45

Pas debateve e kundërshtimeve të mëdha, Asambleja e Prishtinës ka vendosur që të anulojë në vendimin për dhënien në shfrytëzim të qesheve (kiosqeve).

Me 28 vota pro dhe 11 kundër është miratu pika për anulimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të kiosqeve në komunën e Prishtinës.

Plotësim: 11:08

Në Asamblen e Prishtinës është rikthyer debati për tenderin për dhënien e qesheve (kiosqeve) në shfrytëzim. Tenderi i shpallur nga Komuna e Prishtinës i favorizonte bizneset e mëdha që kanë rrjet të marketeve dhe qarkullim të madh të parave.

Vendimi ishte pezulluar njëherë, mirëpo është rikthyer serish në asamblenë e Prishtinës. Mbledhja ka nisur me akuzat e grupit të Vetëvendosjes së drejtori i Shpend Ahmetit, Genc Bashota është duke e favorizuar rrjetin e marketeve, ‘Maxi’ që për pronar kanë Gazmend Abrashin. E Bashota e Abrashi janë aksionar të fabrikës së duhanit në Gjilan.

Misteri i 5 milionëshit për kiosqet e Prishtinës

Asamblisti i VV-së, Eman Rrahmani ka bërë thirrje për protestë në mënyrë që të mbrohet interesi i qytetarëve për rastin e kiosqeve.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës, që e vetmja zgjidhje për plotësimin e kërkesave është protesta. Unë kam parë se interesat e qytetarëve mbrohen vetëm nga qytetarët. Nëse nuk dilni vet në protesta, harrojeni. Kemi me kërku që shfrytëzimi të iu jepet këtyre që janë aktual. Andaj është mirë që t’i lejojmë njerëzit të punojnë”, ka thënë Rrahmani.

Kurse, Fiknete Bejta nga AAK ka thënë se e kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë tenderin që i favorizon bizneset e mëdha.

“Prej fillimit ne e kemi kundërshtu këtë vendim dhe vlerësojmë që duhet të anulohet. Duhen të merren parasysh rekomandimet të Autoritetit të Konkurrencës. Konkursi është diskriminues. Unë e pash listën e bizneseve dhe normal se ata duhen me u regjistru. Duhet me i kategorizu a janë korporata apo çka. Prona e komunës nuk duhet ti takojë 2 -3 bizneseve por gjithë qytetarët”, ka thënë Bejta.

Plotësim, 10:50 – Përplaset në Asamblenë e Prishtinës për kiosqet

Genc Bashota ka thënë se askush nuk i ndalon pronarët e bizneseve të aplikojnë nëpër lote.

Por, asamblisti Azemi ka reaguar duke thënë se është e pamundur të konkurrohet me pronarët e rrjeteve të marketeve.

“Është krejtësisht e qartë tendenca me rrejt pa pik marre. Këtë e po vazhdon Genc Bashota. Nëse t’i i mbron interesat e milionerëve dhe gënjen publikisht para qytetarëve. Ti ndash paditem ndash jo unë ti them këto fjalë edhe jashtë”, ka thënë Azemi.

Leutrim Ratkoceri, asamblist i PDK-së ka thënë se Migjen Shala i PDK-së ka dhënë dorëheqje nga komisioni.

“Vendimi është bërë në vitin 2017 kur këta (për Vetëvendosjen) i kanë dhënë krah Shpend Ahmeti. Ne kemi kërku shkarkimin e komisionit, nëse ky komision vazhdon të jetë kështu. Janë shumë njerëz që shfrytëzojnë banesat e Komunës dhe nuk paguajnë qira. Të qesim në votim dhe ta shkarkojmë ose Shefki Gashi të jep dorëheqje, sepse pastaj nuk ka kuorum”, ka thënë Retkoceri.

Pronarët e kiosqeve protestojnë në Asamblenë e Prishtinës

Pronarët e kiosqeve në kryeqytet janë duke protestuar para Komunës së Prishtinës.

Sot Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin e vendimit për miratimin e vendosjes së kiosqet në kryeqytet.

Pronarët kanë hyrë brenda në sallën e asamblesë dhe do të përcjellin mbledhjen.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë rreth tenderit për kiosqet në Komunën e Prishtinës.

Autoritetit Kosovar të Konkurrencës kishte kërkuar nga Komuna e Prishtinës që t’i rishikojë kriteret në tenderin e kiosqet, ndërsa kjo e fundit ka pezulluar vendimin për dhënien e tyre

Protestat që pezulluan vendimin e Komunës

Menjëherë pas shpalljes së këtij ankandi. Komuna është përballur me protesta. Pronarët e 36 kiosqeve në Prishtinë për të cilat ishte shpallur ankandi protestuan para dyerve të Komunës. Me pankarta në duar, protestueseve  iu  lejua të futeshin në sallën e Kuvendit të Komunës.

Në mbledhjen e datës 5 korrik, në Asamblenë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës ishte kundërshtuar shpallja e këtij ankandi nga të gjitha grupet e partive, duke kërkuar kështu që kjo thirrje të vlerësohet edhe një herë apo të pezullohej.

Me gjithsej 43 vota për, asnjë kundër dhe  një abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës e pezulloi vendimin e komunës së Prishtinës për dhënien e tyre.