Foto: VV

Albin Kurti në Doganë, interesohet për importet nga Serbia pas taksës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe nënkryetari Besnik Bislimi sot kanë vizituar drejtorin e Doganave të Kosovës, Bahri Berishën.

Siç njofton LVV-ja,  në këtë takim  Berisha njoftoi  Kurtin dhe  Bislimin me punën e Doganave të Kosovës dhe funksionimin e sfidat e tyre.

“Në interesimin e përfaqësuesve të LV-së ai i njoftoi edhe për rënien drastike të importeve nga Serbia, luftimin e kontrabandës, si dhe u diskutua edhe për mundësitë për shtimin e mbledhjes së TVSh-së brenda shtetit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

LVV-ja thekson se të dyja palët shprehën gatishmërinë dhe interesimin për kontakte e takime të vazhdueshme në të ardhmen.