Arkiv

Aksident me lëndime në Ferizaj

 

Policia njofton se një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën  “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Ferizajt, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:29.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përpos dëmeve materiale lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së distancës ndërmjet automjeteve. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport të PK-së.