Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës është rritur numri i pacientëve të hospitalizuar.

Aktualisht në këtë Spital janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, përderisa një ditë më parë të hospitalizuar ishin 40 pacientë.

Sipas raportit ditor të Spitalit, nga 59 pacientët e shtrirë 52 janë duke u asistuar më oksigjeno- terapi përderisa shtatë prej tyre janë  në gjendje të rëndë.

Dje në Kosovë janë shënuar 730 raste me SARS – CoV-2, në Pejë janë shënuar 26 raste.

IKShPK ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë vdekur 11 qytetarë si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.