Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rreth 7,800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

7.798 raste aktive me SARS- CoV-2 janë aktualisht në nivel vendi, përderisa deri më tani rezultojnë të infektuar 24.792 persona.

Me rritjen e numrit të rasteve në nivel vendi është rritur edhe numri i rasteve aktivë me COVID-19, brenda 24 orëve numri i rasteve aktive është rritur për 52 persona, dje numri i rasteve aktive ka qenë 7.278 ndërsa sot 7.798.

Numri më i lartë i të infektuarve aktualisht është në Prishtinë, vetëm sot në kryeqytet janë shënuar 324 rasteve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tutje ka treguar se në nivel vendi brenda 24 orëve kanë vdekur 13 persona.

Kosova është duke luftuar me pandeminë e coronavirusit që nga muaji mars, kur edhe u shfaqë rasti i parë i infektimit.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Rezultatet nga 1712 testime për COVID-19