CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Rezultatet nga 1569 testime për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë janë regjistruar edhe 296 raste me SARS-CoV-2, përderisa dje u regjistruan 320 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

Mbi 5 mijë raste janë aktive me COVID-19 në nivel vendi.

Komuna me më së shumti raste pozitive brenda ditës mbetet Prishtina me 60  pastaj Podujeva me 26 sosh.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik.