Rënia e qerpikëve paralajmëron probleme shëndetësore

Shpeshherë shihni që ju bien qerpikët ose keni një rrallim të tyre, dhe nuk u kushtoni vëmendje pasi mendoni se është diçka normale.

Por kjo gjë mund të paralajmërojë probleme shëndetësore.

Alopecia

Rënia e qerpikëve mund të vijë nga alopecia ose një tjetër sëmundje autoimune. Kjo gjendje pengon rritjen e flokëve në trupin, kokën ose fytyrën tuaj. Mjekët besojnë se kjo sëmundje bën që trupi të sulmojë folikulat e qimeve.

Sëmundjet kronike inflamatore

Të ngjashme me alopecinë, sëmundjet kronike inflamatore janë rastet kur trupi “sulmon” veten.

Problemet me tiroiden

Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo i ulët i tyre shkakton jo pak probleme. Si hipotiroidizmi ashtu edhe hipertiroidizmi shkaktojnë këtë problem.

Inflamacion i gjëndrës së lotit

Bllokimi i gjendrave të lotit çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve, duke bërë që këto të fundit të bien. Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.

Zakonet e këqija të bukurisë

Kur pastroni grimin nga sytë mos ushtroni forcë kur përdorni pambukun, sepse kjo gjë dëmton rrënjët e qerpikëve duke nxitur rënien e tyre./21Media