Ilustrim

Kriza, në nivel vendi janë vetëm 838 shtretër për pacientët me COVID-19

Pandemia COVID-19 ka thelluar krizën nëpër Institucionet Shëndetësore në vend.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media pati thënë se Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe shtatë Spitalet në vend kanë 838 shtretër për trajtimin e pacientëve të infektuar me coronavirus, në anën tjetër nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se 876 pacientë janë duke marrë tretman mjekësorë për coronavirus.

“Janë bërë riorganizimet e Spitalit, duke e rritur numrin e shtretërve në 838 përkohësisht, sepse vazhdimisht është duke u rritë duke u organizuar i gjithë shërbimi spitalorë edhe me numrin e shtretërve me qasje në oksigjen, në ndërkohë që po flasim janë 626 pacientë që janë të shtrirë nëpër klinika në Prishtinë dhe nëpër spitale gjithandej”, pati thënë Hoti.

Në anën tjetër MSh njofton se aktualisht 599 pacientë janë të shtrirë nëpër Klinika dhe Spitale, prej tyre 647 janë më Oksigjeno – terapi, 43 janë me maskën CPAP ndërsa 11 të tjerë janë në respiratorë, aparaturë e cila u ndihmon pacientëve për asistim në frymëmarrje.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tutje ka bërë të ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur 12 persona si pasojë e infeksionit me pandeminë COVID-19, përderisa nga 1.542 mostrave të marrura 645 persona rezultojnë të infektuar me coronavirus.

Dalin rezultatet nga testimet e fundit për COVID-19