COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Dalin rezultatet nga testimet e fundit për COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 645  persona me COVID-19.

Sipas raportit ditor të IKShPK-së gjatë kësaj periudhe kohore janë testuar 1542 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive”, është bërë e ditur nga IKShPK.

Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes.