COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Katër të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19

Në Kosovë brenda 24 orëve katër persona kanë vdekur si pasojë e infeksionit.

Në mesin e të vdekurve është edhe një 56 vjeçar nga Prizreni. COVID-19 apo infeksioni vdekjeprurës çdo ditë është duke marrë jetë njerzish.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Numri total i rasteve pozitive është 70,753 raste nga 315,664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,620 raste të vdekjes.

Aktualisht mbi 8 mijë raste janë aktive me COVID-19 në nivel vendi.