CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Numër i lartë i të infektuarve në 24 orët e fundit

467 persona kanë rezultuar pozitivë me coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga 2,914 mostrave të testuara

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu ka njoftuar se 214 persona janë shëruar nga COVID-19 ndërsa nëntë persona kanë vdekur

Numri total i rasteve pozitive është 69.697 dhe 1.608 raste të vdekjes.

IKShPK ka apeluar tek qytetarët të respektojnë masat anti-COVID.

Njoftimi i plotë:

214 TË SHËRUAR DHE 467 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 467 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 69.697 raste nga 310.246 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.608 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.063 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.026.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.