CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

290 raste pozitive me COVID-19 shënohen brenda 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve në nivel vendi janë shënuar 290 raste të reja me SARS-CoV-2 nga 2.388 mostrat e marrura nga ShSKUK.

Numri i rasteve pozitive është rritur për 41 persona në krahasim me numri e të infektuarve një ditë më parë , 249 sosh.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Gjithashtu është bërë e ditur se tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë, në mesin e tyre një 53 vjeçar nga komuna e Gjilanit.

Mbi 6 mijë raste janë ende aktive me SARS-CoV-2 në nivel vendi, përderisa që nga 13 marsi kur është shënuar rasti i parë me coronavirus e deri më tani janë shënuar mbi 62 mijë raste pozitive ndërsa mbi 1 mijë të tjerë kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.