Pamje: Bosët e basteve të Gjakovës të prangosur në gjykatë

Nënë masa të shtuara të sigurisë gjashtë të arrestuarit e operacionit të para dy ditësh në Gjakovës janë shoqëruar  për në gjykatë.

Dy net më parë policia e Kosovës organizoj një operacion të gjerë të bastisjeve në Gjakovë cak i të cilës ishin bizneset e basteve ilegale.

Operacioni është planifikuar pasi KALLXO.com kishte dorëzuar në polici filmimet ku hulumtuesit arrinin të luanin baste në këto lokacione.

Gjatë atij operacioni përpos arrestimeve u mbyllën nëntë lokale në të cilat dyshoheshin se organizoheshin lojëra të fatit.  Njëri nga lokalet ishte i kamufluar si ëmbëltore.

Operacioni i së martës rezultoi edhe me konfiskimin e pajisjeve dhe provave të dyshuara.

Lojërat e fatit janë ndaluar me Ligj nga Qeveria e vendit.

Ligji ka hyrë në fuqi në maj të këtij viti, ndërkohë që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 28 mars 2019.