Foto: Ilustrim

Një i vdekur në bjeshkët e Istogut

Një person ka humbur jetën në bjeshkët e Istogut pasi është rrëzuar me parashutë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Zëdhënësi tregoi se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sipas Rugovës, personi me gjasë ka humbur kontrollin mbi parashutën dhe është përplasur për lisa.

“Viktima ka mbetur i varur në një lis”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.

Ekipet mjekësore kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jeta.