Pamje nga vendi i aksidentit në afërsi të Komoranit - Foto: KALLXO.com

Një e Vdekur në Aksidentin në Magjistralen Prishtinë -Pejë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi që njihet si udhëkryqi i Komoranit.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.

Sipas Fejzullahut, në këtë aksident ka humbur jetën viktima e gjinisë femërore.

“Në këtë aksident një person i gjinisë femërore ka humbur jetën ndërsa dy persona, po ashtu të gjinisë femërore, kanë pësuar lëndime të rënda”, ka thënë Fejzullahu për KALLXO.com.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Sipas Policisë, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin mbi veturën e saj.

Këto janë fotografitë e dërguara nga vendi i ngjarjes nga një qytetar.

Aksidenti në afërsi të Komoranit – Foto: KALLXO.com
Aksidenti në afërsi të Komoranit – Foto: KALLXO.com

KALLXO.com raportoi sot për një aksident tragjik në Skivjan të Gjakovës, në të cilin mbetën dy të vdekur dhe dy të lënduar rëndë.

http://kallxo.com/aksident-i-rende-afer-gjakoves-vdes-shoferi-dhe-nena-e-tij/