Nexhat Krasniqi Dënohet me 26 Muaj Burg

Ish-zyrtarët e MTI-së u shpallën fajtorë për keqpërdorim detyre, ndërsa biznesmenit që ndërtoi Parkun e Biznesit në Drenas iu vjetrua akuza.

Nexhat Krasniqi, Adem Zogiani, Safet Fazliu dhe Sadri Hykosmani u shpallën sot fajtorë për keqpërdorim të detyrës nga një kolegj gjykatësish në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Nexhat Krasniqi është dënuar me 12 muaj burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Atij i është shqiptuar dënim unik prej 26 muajsh burg.

Nexhat Krasniqi, njëri nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ngarkohej edhe për marrje ryshfeti dhe hyrje në nënshkrimin e kontratave të dëmshme.

Gjykata nuk i dha Krasniqit dënim shtesë për mosushtrim të funksioneve publike.

Zyrtarët tjerë të MTI-së u dënuan me burgim me kusht. Adem Zogiani me 10 muaj, Sadri Hykosmani me 8 e Safet Fazliu me 7.

Edhe Safet Fazliu e Sadri Hykosmani u shpallën të pafajshëm për akuzën e marrjes së ryshfetit.

Biznesmenit Hilmi Bellopoja iu vjetrua akuza për keqpërdorime në ekonomi.

Adem Zogiani akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Sadri Hykosmani për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, Safet Fazliu për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti dhe Hilmi Bellopoja për dhënie të ryshfetit dhe keqpërdorim të autorizimeve ne ekonomi.

Ish zyrtarët e MTI-së akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me projektin e “Parkut të Biznesit” në Drenas, ndërsa Hilmi Bellopoja si pronar i Kompanisë “Eltoni” për keqpërdorim të udhëzimeve në ekonomi të lidhura me këtë park.