Militao

Zidane e nis me blerje sundimin e dytë në Madrid

Ekipi spanjoll Real Madrid ka bërë transferimin parë nën “sundimin” e dytë të Zidanit në kryeqytetin spanjoll, duke blerë mbrojtësin e Portos, Eder Militao, për 50 milionë euro, me kontratë deri në vitin 2025.

Një deklaratë e Realit në faqen zyrtare të tyre shkruan se “Eder Gabriel Militao është zyrtarisht një lojtar i ri i Real Madrid, duke nënshkruar deri në vitin 2025. Ai vjen nga Porto dhe është zgjedhur mbrojtësi më i mirë në ligë në pesë muajt e fundit, edhe pse është 21 vjeçar. Militao luan kryesisht qendërmbrojtës, por është provuar edhe në krahun e djathtë”.

Militao është transferuar tek Porto në vitin 2018 nga ekipi brazilian Sao Paulo, ku kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me portugezët.