Xhudo, Kosova në Kampionatin Ballkanik në Tiranë fituese e 10 medaljeve (Foto)

Kosova është treguar edhë njëherë e frikshme në xhudo në Kampionatin Ballkanik për të Rritur që është mbajtur në Tiranë.

Xhudistët kosovar kanë arritur t’i rrëmbejnë 10 medalje.

5 medalje të arta, 3 të argjendta dhe  2 të bronzta dhe një vend i pestë.

Medalje të arta kanë marrë duke u shpallur Kampion Ballkanik, në këto kategori si më poshtë.

Në kategorinë e 48 kilogramëve Erza Muminoviq.

Në kategorinë e 52 kilogramëve Distria Krasniqi.

Në kategorinë e 57 kilogramëve Flaka Loxha.

Në kategorinë e 63 kilogramëve Laura Fazliu.

Në kategorinë e 100 kilogramëve Shpat Zekaj.

Ndërsa Nënkampion Ballkanik, duke e fituar medaljen e argjendtë janë shpallur.

Në kategorinë e 57 kilogramve Fatjona Kasapi.

Në kategorinë e 66 kilogramëve Korab Morina.

Në kategorinë e 73 kilogramëve Selim Berisha.

Kurse vendin e tretë duke fituar medalje të bronztë janë shpallur, Fisnik Hyseni në kategorinë e 66 kilogramëve dhe Andi Artani në kategorinë e 90 kilogramëve.

Arbër Kullashi në kategorinë e 81 kilogramëve e ka zën vendin e pestë.