Wanda Nara: Nëse Icardi do të dëshironte ta fitoj ‘Topin e Artë’ do të ndërronte skuadrën

Gruja e Icardit, Wanda Nara, ka  thënë se nëse argjentinasi do të dëshironte ta fitonte “Topin e Artë”, atëherë ai do të ndryshonte skuadër.

Icardi ka pasur shumë oferta gjatë afatit kalimtar veror, por ai i qëndroi besnik Interit, duke refuzuar oferatat e Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Agjendja dhe gruja e Icardit, e pyetur nga “Tika Taka”, për çështjen e “Topit të  Artë”, ka thënë se argjentinasi nuk është duke menduar për të.

“Topi i Artë, Maruo nuk është duke menduar për të, kjo është e gjitha”, ka thënë Wanda Nara.

Ajo ka thënë se nëse Icardi do të dëshironte që ta fitonte “Topin e Artë”, atëherë do të ndryshonte skuadër e jo të qëndronte tek Interi.

“Nëse ai do të mendonte për Topin e Artë, atëherë do të kishte ndryshuar skuadër. Unë nuk e shohë në pozitë të keqe, pasi janë mbrapa Juventusit”, ka thënë gruaja e argjentinasit.