Trepça ’89 kërkon fitoren ndaj KEK-ut të pashpresë (Foto)

Trepça ’89 sot do ta presë KEK-un, në kuadër të Ipko Superligës, në stadiumin “Riza Lushta”, takim ky që fillon prej orës 13:30.

Mitrovicasit janë duke kaluar formë të dobët, ku tani janë në zonën e barazhit me vetëm 16 pikë nga 14 ndeshje, dhe takimi kundër KEK-ut është thelbësor për ta, pasi në këtë ndeshje çdo rezultat tjetër përpos fitores do të ishte dështim.

Ndërsa skuadra e KEK-ut që në këtë sezon nga 14 ndeshje ka vetëm një barazim,  pritet që sezonin e ri të rikthehet në Ligën e Parë, pasi tashmë i ka humbur të gjitha shpresat që të mbetet në Superligë.