Sonte përballja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve (FOTO)

Nata e sotme do të na sjellë një superndeshje në Ligën e Kampionëve, prej orës 21:00, gjysmëfinalen ndërmjet Tottenhamit dhe Ajaxit.

Tottenham dhe Ajax më herët nuk janë përballur ndërmjet vete në Ligën e Kampionëve.

Përballja e sotme do të jetë e para për këto dy ekipe.

Tottenham në këtë ndeshje do të hyjë në lojë me shumë mungesa kryesore.

Do t’i mungojnë Vertonghen, Eric Lamela, Harry Winks, Son Heung- Min, Harry Kane dhe Sergio Aurier.

Ndërsa për Ajaxin nuk do të luajë mbrojtësi Mazraoui.