Ajax e mposht Tottenhamin në Londër (VIDEO)

Ajax e ka mposhtur Tottenhamin në stadiumin “Tottenham Hostspur Stadium” në Londër me rezultat 1-0, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Van De Beek në minutën e 15’ pas një super asistimi nga Ziyech.

Tottenham u orvat që pas golit të pësuar ta barazonte rezultatin, por mysafirët u treguan të vëmendshëm dhe nuk e lejuan një gjë të tillë.

Ndeshja kthyese luhet të mërkurën me 8 maj, prej orës 21:00, në Amsterdam.

Për ta parë golin klikoni KËTU.