Si t’i zhdukni gërvishtjet nga syzet e diellit

Asgjë nuk është aq e bezdisshme sa syzet e diellit me gërvishtje të shëmtuara mbi to.

Megjithatë, ato janë shumë të rëndësishme kur dalim në diell.

Mos blini syze të reja, sepse lehtë mund t’i pastroni të vjetrat me një produkt të thjeshtë nga banjo juaj.

Produkti special

Produkti më i rëndësishëm që ju nevojitet për të hequr gërvishtjet nga syzet tuaj është pasta e dhëmbëve!

Ne e dimë se tingëllon shumë e çuditshme, por është produkti i mrekullisë që mund t’i heq gërvishtjet nga syzet, transmeton rtv21.tv.

Është e rëndësishme të përdorni pastë dhëmbësh pa zbardhës ose xhel.

Përveç kësaj, ju gjithashtu iu duhet një leckë dhe një tas të vogël me ujë të vakët.

Kjo është ajo që ju duhet të bëni:

Së pari, sigurohuni që lentet të jenë plotësisht të pastra. Vendoseni pak pastë dhëmbësh në gishtin tuaj. Fërkoni me këtë në anën e jashtme të njërit prej lenteve dhe bëni këtë për rreth pesë minuta.

Përsëriteni procesin për lente tjetër.

Pastaj, vendosni syzet e diellit në enën e ujit të vakët. Duhet të shpëlani mirë mbeturinat e pastës së dhëmbëve. Thani syzet me leckë dhe do të vini re se gërvishtjet janë zhdukur plotësisht!/21Media