Sëmundjet që Shkaktohen nga Mungesa e Vitaminës A

Vitamina A është një ndër vitaminat më të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve tuajMungesa e kësaj vitamine tek fëmijët shkakton komplikacione dhe vështirësi në funksionimin e metabolizmit. Fëmijët të cilët kanë mungesë të vitaminës A, kanë probleme gastrointestinale dhe probleme në aparatin e frymëmarrjes.Grupi i studiuesve nga Universiteti i Michiganit kanë bërë një studim ku kanë marrë në analizim fëmijët të cilët kanë mungesë të vitaminës A dhe fëmijët të cilët kanë nivele të kënaqshme të kësaj vitamine në gjakun e tyre. Fëmijët kanë patur rezultate negative të analizave të tyre, ata kanë shfaqur shenja të diarresë, dhimbje koke, ethe dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Ekspertët kanë rekomanduar që këta fëmijë të marrin sa më shumë vitaminë A nga produktet e pasura ushqimore si frutat ekzotike, kungujt apo karotat.