Pamje të tmerrshme, nxënësit mbajnë radhë për tu rrahur

Aktet e dhunës në shkolla janë bërë sërish temë diskutimi, pas publikimit të një video që tregon dhunën e shkaktuar mbi nxënës në një shkollë të Afrikës së Jugut.

Rasti i fundit është regjistruar në shkollën “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg. Protagonist ishte drejtori i shkollës, i cili u filmua duke goditur nxënësit.

Të vendosur në rrjesht para klase, drejtori godiste me sa fuqi që kishte nxënësit që vinin njëri pas tjetrit. Ndërkohë, në sfond dëgjoheshin të qeshurat e nxënësve të tjerë.

Departamenti i Edukimit të Limpopo deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet.