Një mbrojtës i kushton Juventusit 30 milionë euro

Juventus duket se e ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit të Genoas Cristian Romero për 30 milionë euro.

Sipas ‘Goal.com’, Juventus ka arritur marrëveshje me agjentin e Romeros dhe besojnë në aftësitë e tij.

20 vjeçari argjentinas Romero, pritet të transferohet në Juventus në sezonin veror të transferimeve, por me shumë gjasa ai do të rikthehet përsëri edhe për një sezon në Genoa për të marrë më shumë eksperiencë.

Romero u transferua në vitin 2018 në Genoa nga skuadra argjentinase Belgrano për 1.6 milionë euro.