Zyrtare: Prandelli gjen ekipin e ri në Itali

Genoa sot e ka zyrtarizuar trajner të ri italianin Cesare Prandellin.

Skuadra e Genoas mbrëmë humbi nga skuadra e Entelles, pas penalltive dhe kjo bëri që drejtuesit italianë ta shkarkojnë Ivan Juricin nga posti i trajnerit.

Prandelli sot është prezantuar si trajner i Genoas, kurse nesër në orën 10:30, do të flas për mediat.

61-vjeçari mbahet mend si trajner i Italisë, ku në vitin 2012, e dërgoi Italinë deri në finale të ‘EURO 2012’, të cilën e humbi nga Spanja.