Ndodhi edhe kjo: 12 vjeçari ngacmon seksualisht mësuesen

Një djalë 12 vjeçar është akuzuar për një sulm të dyshuar seksual në një shkollë të mesme në Glasgow të Skocisë.

Rastin e ka raportuar në polici mësuesja duke thënë se u ngacmua seksualisht nga 12 vjeçari më  29 gusht, transmeton rtv21.tv.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze hetimet vazhdojnë, por policia nuk ka dhënë detaje të tjera, kjo edhe për të ruajtur identitetin e të miturin.

“Meqenëse ky është një hetim policor do të ishte e papërshtatshme të komentosh më tej” , shtoi një zëdhënës i Këshillit të Qytetit në Glasgow.