Foto: RTV 21

NASA, mision për eksplorimin e brendësisë së Marsit

Misioni më i fundit i NASA-s drejt një planeti tjetër fillon nesër një udhëtim 7-mujor për të çuar në Mars sondën që për herë të parë do të eksplorojë brendësinë e planetit të kuq.

Misioni “InSight” ka si qëllim që të ulë mbi sipërfaqe një makinë robot, me përmasat e një tryeze, në zonën që njihet me emrin “Elysium Planitia”, një fushë e gjerë dhe e sheshtë në ekuatorin e Marsit.

Sonda “InSight” do të eksplorojë në thellësi dhe jo rretherrotull, prandaj qetësia është ajo që i duhet.

Duke vendosur veshin teknologjik mbi Mars, shkencëtarët shpresojnë të diktojnë tërmetet e planetit të kuq për herë të parë.

Misioni synon të studiojë bërthamën e Marsit dhe strukturën e tij të brendshme, por së pari duhet të mposhtë një statistikë serioze.